Politika Tensionet në Kuvend, BE: Një parlament funksional, shtyllë qendrore e procesit të...

Tensionet në Kuvend, BE: Një parlament funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.

BE rikujton se një parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.

“Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, njofton BE.

Tymueset dhe flakët në Kuvend, kërkohet përjashtimi i 4 deputetëve të PD-së

Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit pritet që të mblidhet Sekretariati i Etikës. Socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së. Ata janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Bledion Nallbati.

Kjo kërkesë e socialistëve vjen pas seancës së të hënës. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste maratonë, ku do të flitej për buxhetin zgjati vetëm 5 minuta.

Mazhoranca socialiste votoi në parim projektligjin për buxhetin 2024, ndërsa opozita bllokoi sërish punimet.

Siç është bërë zakon ata vendosën karriget në foltore, ndezën tymuese dhe flakadanë. Kësaj here flakët për pak dogjën edhe një tavolinë në Kuvend, por që u shuan nga efektivët e Gardës.

Siç duket, socialistët kanë evidentuar këta deputetë si pjesëmarrësit në këto akte dhe do të kërkojnë përjashtimin e tyre.