SPAK do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e la Jamarbër Malltezin në arrest shtëpie.
SPAK po ashtu po kryen verifikime sa i përket postimit të bërë mbrëmjen e kaluar nga Jamarbeër Malltezi, për të parë nëse po respektohen vendimi i Apelit që Malltezi të mos komunikojë me askënd, përvecc personave me të cilët ndan banesën.
Kujtojmë se dje Apeli liroi nga burgu Jamarbër Malltezin dhe la në fuqi masën detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjyqtarja argumentoi për dhënien e vendimit se Malltezi nuk mund të prishë provat dhe nuk ka rrezik të largohet jashtë vendit.
Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
SPAK thotë se ai ka përfituar 5.4 milionë Euro gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërsa ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv. Nën hetim për këtë rast është edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.