Trajneri i Kombëtares, Silvinjo është qytetari më i ri i Shqipërisë. Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur me pasaportën shqiptare.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Më pas, Silvinjo shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.
Nuk mungojnë as batutat me kreun ne qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.
Ndërkohë, sot në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Silvinjo çmimin ‘Shqiponja e Artë’ pasi sipas tij ai është një “shqiptar që po lind”.
Mes batutave, kryeministri tha se Silvinjo është personi i parë që po nderohet me çmimin shqiponja e artë pa qenë një shqiptar dhe mes batutave i tha se ai nuk ka për të pasur zgjidhje tjetër veçse të pranoj nacionalitetin shqiptar.
“Mirëmbrëma!”, tha Silvinjo, ndërkohë që Rama tha se këtë përshëndetje, trajneri i kombëtares e bëri njësoj si arbëreshët.
“Para së gjithash doja të falënderoja të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Pa harruar sigurisht edhe stafin e federatës. Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh”, tha Silvinjo.