Ish-oficeri i Operacionales Jeton Lami, ka lënë qelin të dielën pasi ka përfunduar dënimin. Ai akuzohej për “Shpërdorim detyre” pasi, shoqëronte Ervis Martinajn, ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim.
Lami u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg.
Më 5 gusht të vitit 2022, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës.
Sipas deklarimeve të dhëna, para zhdukjes Lami tha se Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij.
Sipas hetimeve specialisti i policisë Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar të kërkuarin Ervis Martinaj, mes datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022.
Deklarimet e tij duket se nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor që të vërtetojë atë se çfarë mund të ketë ndodhur me të shumëkërkuarin Martinaj.