Reshjet e dëborës në Dibër kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Policia në një njoftim bën të ditur se për shkak të reshjeve aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës janë të pakalueshme.
“Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut Dibër dhe për këtë shkak disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht: aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës.
Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, njoftoi policia.