Një gol i shënuar nga Kai Havertz dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt i siguroi tri pikë Arsenalit në transfertë përballë Berndtfordit, si dhe vendin e parë në Premier League.
“Topçinjtë” festuan një sukses shumë të rëndësishëm, që zhvendos në vendin e dytë kampionët në fuqi të Anglisë (City-n) dhe e ndez edhe më shumë garën për titullin e Premier Leagues.
Në fakt, në fundin e pjesës së parë, skuadra londineze e gjeti golin me Trossard, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ndeshja mbeti e hapur në pjesën e dytë dhe pikërisht kur takimi po i drejtohej fundit, erdhi goli i Kai Haverts pas pasimit të dhënë nga Saka.