Më 27 nëntor, Hëna e plotë te Binjakët do të ndriçojë qiellin, për të të sjellë parandjenjën se do të ndodhë diçka e keqe, ose situata që të bëjnë të mos ndihesh dhe aq krenar/e për veten. Gjithsesi, të mos harrojmë se përmes durimit, dëgjimit aktiv, të parit me detaje tablonë e gjerë, mund t’ia dalësh.
Dashi
Prej shumë kohësh nuk e ke ndryshuar mënyrën e mendimit dhe kjo të bën të dalësh në konkluzione që jo gjithmonë janë të vërteta. Universi po të shpall një sfidë të re: Rritu dhe zhvillohu. Kjo mund të të duket si e vështirë, por ke shumë nevojë për të. Nëse ndihesh konfuz/e, medito dhe qetësohu për ca minuta dhe më pas, rimerr fuqinë tënde.
Demi
Ç’do të thotë “respekt” për ty? A përfshin neglizhimin e nevojave të tua nga të tjerët? Nëse po, më vjen keq të të them, por s’kemi të bëjmë me respekt. Ajo që duhet të bësh ti, është të komunikosh qartë nevojat dhe dëshirat e tua. Mos harro të vendosësh kufij me njerëz që jo gjithnjë dinë se ç’janë barrierat.
Binjakët
Në këtë moment, përqendrohu ca më pak te vetja dhe më shumë te miqtë. Disa prej tyre mund të jenë duke kaluar një situatë të vështirë dhe e kanë të vështirë të shprehen. Edhe pse ndoshta nuk e thonë qartazi se ç’i mundon, detyra jote si mik/e i/e mirë është t’u gjendesh pranë dhe të kuptosh se çfarë po përjetojnë.
Gaforrja
Gaforre, ndiq rrugën tënde që të jetosh jetën që do! Njerëzit kanë sukses kur janë mirënjohës për gjërat që kanë dhe kur arrijnë të kuptojnë se sa larg kanë shkuar. Bëj diçka të mirë për veten! Rezervo një orar për përkujdesjen e lëkurës, shko në palestër, lexo ose dëgjo diçka që të motivon.
Luani
Merr guximin dhe shko në një tjetër grup miqsh, në një komunitet që të sfidon të dalësh pak nga vetja dhe të përqafosh të tjera ide dhe pikëpamje. Të ngecësh në rutinë vetëm me njerëz që i njeh, nuk të çon shumë larg. Lër hapësirë për njerëz, emocione dhe mendime të reja.
Virgjëresha
Virgjëreshë, pastro shtëpinë, sistemo dollapin, bëj gjërat që të japin kënaqësi. Ndoshta po e neglizhon pak hapësirën tënde personale dhe po shmang emocionet e tua. Ti e di shumë mirë që nuk duhet ta bësh këtë, sidomos nëse po përjeton një periudhë të vështirë në punë. Vendos barriera me shefin/en dhe mjaft e bëre punën prioritetin kryesor të jetës tënde!
Peshorja
Cilat ishin dëshirat e tua kur ishe fëmijë? Realizoji ato, shëroje fëmijën tënd të brendshëm. Prej kohësh je marrë vetëm me njerëzit e tjerë, duke plotësuar dëshirat e tyre dhe shpeshherë, s’të ka dalë koha për të tuat. Ndaj, është momenti të bëhesh paksa egoist/e dhe të përqendrohesh te vetja.
Akrepi
Që kur ti po luan sipas rregullave të të tjerëve? Është momenti të ulesh, të shkruash rregullat e tua dhe t’i ndjekësh ato. Këtë periudhë, zgjidh veten, kushtoji më shumë kohë rritjes personale, trupit, mendjes dhe pamjes tënde të jashtme.
Shigjetari
Fike telefonin dhe mos mendo fare për gjërat që po ndodhin përreth! Ke ca ditë që sikur je shpërqendruar, ndjen nevojën të shkëputesh dhe të bësh gjërat që ti do, domethënë të udhëtosh, të kujdesesh për veten, të bësh një masazh, ose thjesht të rrish shtrirë. Ajo që të këshillojnë yjet është që po, ta bësh!
Bricjapi
Të gjithë e dinë që për ty është e vështirë që të merresh seriozisht ose të dëgjohesh nga të tjerët. Gjithsesi, për ca gjëra, as ti vetë mos e merr veten shumë seriozisht. Bëj më të mirën për veten dhe nëse e sheh që e ke punën pisk, shko te njerëzit që të dëgjojnë dhe të kuptojnë.
Ujori
Ujor, largohu nga idetë që rrinë vetëm në kokë dhe ndërmerr hapin e madh t’i vendosësh në jetë ato. Nxite turmën, njerëz që të rrethojnë, fto miq për darkë, njihi më mirë njerëzit që të rrethojnë. Bëhu më aktiv/e, vendosi vetes qëllime dhe shko në nivelin tjetër. Mund të jesh duke luftuar me dyshimet mbi aftësitë e tua, por idetë që ke mbeten brilante.
Peshqit
Vetëm se nuk je atje ku mendoje se duhet të ishe, nuk do të thotë që nuk do shkosh. Secili në këtë jetë ka një rrugëtim unik, ndaj kjo Hënë e plotë të mësosh të mos e krahasosh veten me të tjerët dhe të mos i bësh mendjes tënde presion. Ke aftësinë të krijosh veten dhe të ardhmen tënde, ndaj jepi! Bëje, pa u krahasuar!