Pak raste, shumë tension dhe në fund barazim 1-1 mes Juventusit dhe Interit.
Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, me Vlahovic i cili kaloi në avantazh bardhezinjtë, pas një asisti të Chiesa, ndërsa Lautaro barazoi rezultatin për zikaltërit, pas pasimit të Thuram.
Në pjesën e dytë shumë ndërhyrje të gabuara dhe shumë ndalesa të lojës, me shifrat që nuk ndryshuan, ashtu siç nuk ndryshon renditja, me Interin që vijon kryesimin, dy pikë më shumë sesa Juventusi.