Si do të ndiheni nëse ju themi se nuk plakemi të gjithë njësoj? Albert Ajnshtajni, me teorinë e tij të relativitetit, kishte të drejtë kur thonte se shpejtësia dhe graviteti ndikojnë në përvojën e kohës. Domethënë, sa më shpejt të lëvizni, aq më ngadalë kalon koha për ju, një fenomen që edhe pse i vogël, është demonstruar në fluturimet transatlantike.
Kësaj mund t’i shtojmë gravitetin. Largimi nga forca gravitacionale e Tokës përshpejton kohën, një koncept që vlen edhe për satelitët.
Fizikanët Joseph Hafele dhe Richard Keating kryen një eksperiment që sfidoi perceptimin tonë për kohën dhe konfirmoi një nga parimet themelore të teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit: koha nuk është universale.
Duke përdorur orë atomike me precizion të lartë, ata bënë një fluturim komercial që shkoi fillimisht në perëndim dhe më pas në lindje nëpër botë, duke krahasuar kohët e këtyre orëve me ato që mbetën në tokë. Pabarazia befasuese në kohët e matura tregoi se akti i udhëtimit ndryshon pothuajse në mënyrë të padukshme perceptimin e kohës.
Filmi “Interstellar” e tregoi
Këto efekte intensifikohen pranë objekteve masive si vrimat e zeza, ku koha përjeton shtrembërime të konsiderueshme. Nëse do të ishim brenda një vrime të zezë, ndërsa për ne koha do të dukej se kalonte normalisht, jashtë saj do të shihnim gjithçka të përshpejtuar.
Kjo gjë e çuditshme është treguar në filmin “Interstellar”, ku astronautët kthehen pasi kanë eksploruar një planet pranë një vrime të zezë, duke zbuluar se koha ka ecur përpara me shpejtësi në Tokë. Kjo sugjeron që, teorikisht, një vrimë e zezë mund të veprojë si një makinë kohe, duke lejuar udhëtimin në të kaluarën.