Një efektiv policie, i cili ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha, është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se efektivi i policisë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.