Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar kandidaturat për garën e tre vendeve vakante në SPAK për fazën e intervistave, fazë e cila finalizon vlerësimin për përzgjedhjen e 3 prokurorëve nga 7 që kandidojnë.
Pas shpalljes së vendeve vakante në 28 Shtator, KLP përmbylli fazën e aplikimit ku u regjistruan 7 kandidatë:
1- Albert Kuliçaj
2- Olsi Dado
3- Kreshnik Ajazi
4- Bledar Maksuti
5- Anita Jella
6- Ndini Tavani
7-Sonila Muhametaj
Sipas njoftimit, prokurorët kandidatë do të intervistohen në datën 7 Dhjetor nga KLP dhe OPDAT, dy organe të cilat do të vlerësojnë konkurrentët.
Intervistat e kandidatëve do të regjistrohen me video dhe audio, ku do të zgjasin jo më shumë se 30 minuta.