Për suedezët, kontaktet e thjeshta shoqërore ose të folurit në këmbë janë diçka e kotë dhe e pakuptimtë. Në fakt, suedezët i japin kësaj lloj bisede emërtimin “kallprat”, që në suedisht do të thotë “bisedë e ftohtë”, por edhe emërtimin “dödprat” që do të thotë “bisedë e vdekur”.
Sipas një hetimi të BBC-së, arsyeja kryesore pse suedezët shmangin të flasin në rrugë edhe për kontakte formale sociale është sepse ata besojnë se qëllimi i një bisede është shkëmbimi i informacionit thelbësor dhe jo muhabeti.
Gjatë katër javëve të fundit, Luleå, kryeqyteti i qarkut më verior të Suedisë, Norrbotten, me një popullsi prej rreth 80.000 banorësh, ka nisur një fushatë zyrtare të quajtur “Thuaj Hello” në një përpjekje për të inkurajuar banorët që të shkëmbejnë përshëndetje me njëri-tjetrin. Organizatorët e fushatës shpresojnë se ky veprim mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit të banorëve vendas, veçanërisht atyre që mund të ndihen të vetmuar.
Disa shkencëtarë, duke u përpjekur të shpjegojnë këtë fenomen, pohojnë se suedezët jetojnë në një vend pak të populluar me një sipërfaqe të madhe.
Një hipotezë tjetër është se kjo antipati ndaj llafosjeve mund të lidhet me nivele relativisht të ulëta të emigrimit drejt Suedisë deri në 1960
Ekspozimi minimal ndaj kulturave të tjera historikisht nënkuptonte se suedezët kishin më pak të ngjarë ta përqafonin këtë praktikë dukshëm jo-suedeze.
E megjithatë, pavarësisht pamjes së tyre të ftohtë, suedezët do të jenë pothuajse gjithmonë të sjellshëm dhe miqësorë, edhe pse thjesht në një mënyrë ndryshe nga kulturat më fjalosëse.
Në një vend që respekton thjeshtësinë dhe prakticitetin, është më mirë të mos flitet pa arsye.