Sezoni i festave është i mrekullueshëm por ka shumë gjëra që duhen bërë në një hark të shkurtër kohor: të blesh dhurata për të afërmit, të shikosh filmat e preferuar të Krishtlindjeve dhe padyshim, të bësh biskota.
Por, nëse po kërkoni të shkurtoni kohën për vendosjen e dekorit festiv, TikTok është zyrtarisht i fiksuar me një mënyrë të re vendosjeje të dritave të pemës së Krishtlindjeve: vertikalisht.
Mbështjellja e dritave rreth pemës në mënyrë horizontale që ato të krijojnë rreshta mund të jetë një ‘status quo’, metodë e vjetër që e kemi përdorur prej shumë vitesh. Megjithatë, shumë njerëz në TikTok janë të bindur se një rregullim vertikal i tyre është versioni që ju duhet.
“Nëse do i besoni stilit klasik të dritave që veshin së jashtmi pemën, kjo do të thotë që pjesa e brendshme e pemës nuk do të ndizet, pra nuk do të ketë thellësi ndriçimi”, thotë arkitektja Amy Pigliacampo. “Vendosja vertikalisht e dritave, e bën ndriçimin më të dukshëm, zvogëlon numrin e dritave që duhet të blini apo të ndizni dhe në një mënyrë i gjithë ambienti festiv merr shkëlqim,” vijon ajo.
Dritat vertikale mund të duken disi të pasistemuara në fillim, por nëse i shihni me vëmendje mund të të kujtojnë një holl hoteli.
@athomewithshannon 3 GENIUS HACKS for Christmas Tree LIGHTS!🎄 WHICH IS YOUR FAVORITE? Christmas Tree Hacks Part 2 🎄#christmastree #christmastreedecorating #decorhacks #momhack #momsoftiktok ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show