Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.
Gjithashtu burime bëjnë me dije se gjykata pranoi edhe kërkesën e avokatëve te Gjicit dhe Kaçit, që procesi të vijojë me gjykim të shkurtuar. Nëse ata do të gjenden fajtorë, do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3.
Kujtojmë se ishte video-skandali i bërë publik në Qershor të këtij viti, ai që çoi para drejtësisë dy të akuzuarit. Ndaj Alma Kaçit është marrë masa e sigurisë arrest shtëpie dhe ndalimit i daljes jashtë shtetit, ndërsa prej muajsh ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ndodhet prapa hekurave.