Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës projektligjin për amnistinë, nga e cila përfitojnë rreth 600 të dënuar, për vepra jo të rënda penale.
Megjithatë, kjo amnisti e propozuar nga Ministria e Drejtësisë do të duhet të kalojë për të marrë dhe votën e Parlamentit.
“Amnistia për të burgosurit u pengua nga zgjedhjet”, Manja rezervoi të fliste për vdekjen e të riut të arrestuar
“Projektligji tashmë është në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të ndjekë procedurën parlamentare sipas rregullores, sepse kërkon një shumicë të cilësuar. Ata që do të lirohen, do të kenë një mundësi të rehabilitimit, risocializimit në familjet e tyre dhe në shoqëri”, tha ministri Manja.
Në amnisti është parashikuar që të pushojë ndjekja penale për pjesën me të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vite burg. Nga ana tjetër, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë të dënuarit burra dhe gra, si edhe të miturit që nuk janë pjesë e amnistisë. Këtu përjashtohen të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje ose ato që janë subjekt i SPAK.
Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.