Mexhir Picari mbyllet përjetë në qeli. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vulosur dënimin e shkallës së parë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm. Picari u shpall fajtor për vrasjen e dhëndrit të tij Kudret Saliaj. Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Dhurata Saliaj, vajzën e Mexhit Picarit.
Në Shkallë të Parë ajo u dënua me 30 vite burg, ndërsa Apeli pas shqyrtimit të provave e cilësoi fajtore vetëm për krijim kushtesh për të kryer vrasje. Dhurata Saliaj u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim. Togat e zeza i rrëzuan akuzën e bashkëpunimit në vrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të 2021.
Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.
Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.