Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Durrës pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.
Policia ka publikuar dhe pamjet e tij teksa tenton të vjedhë në një dyqan. Ai rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kapet një 31-vjeçar i shpallur në kërkim. 31-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, dyshohet se ka vjedhur në 3 biznese, në Durrës, gjatë ditëve të fundit. Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndalur shtetasin e shpallur në kërkim:
S.K., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore dyshohet 31-vjeçari:
-më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11;
-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;
-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. K”, njofton policia.