Horoskopi Gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta! Horoskopi javor: Zbulo se...

Gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta! Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ka shpresë për këdo dhe kjo javë ta tregon shumë mirë. Të martën, ndodh Hëna e re në Shigjetar dhe kjo të bën t’i shohësh gjërat nga lentja e shpresës dhe dëshirës për të arritur rezultate më të suksesshme. Të mërkurën nis prapavija e Mërkurit në Bricjap, ndaj gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta.

Dashi

Shijoje aventurën e re, Dash! Të martën, kur qielli do të ndriçohet nga Hëna e re në Shigjetar, ti do të kesh mundësi që të zgjerosh horizontin përmes edukimit dhe eksplorimit. Mërkuri në Bricjap të motivon të gjesh kohën e duhur për të reflektuar.

Demi

A e përballon dot të vërtetën? Shkoju gjërave më thellë dhe mësoje të vërtetën, pavarësisht sa lënduese mund të jetë ajo. Kërko rrugën e duhur për ty, gjej intimitetin dhe fuqizoje veten me detajet që do të mësosh. Këtë javë do të kesh mjaftueshëm empati për miqtë dhe të dashurit e tu.

Binjakët

Ç’lidhje ka dashuria me qëllimet e tua? Do ta mësosh gjatë kësaj jave dhe do të njihesh me romancën, dashurinë dhe lidhjen me të gjithë njerëzit e shtrenjtë për ty. Prapavija e Mërkurit në shenjën e Bricjapit të bën t’i flasësh vetes me më shumë dashuri dhe përkujdesje.

Gaforrja

Riktheju rutinës dhe gjërave që të pëlqejnë dhe të bëjnë të përqafosh një stil më të shëndetshëm jetese. Mërkuri do të shkojë në prapavijë të mërkurën dhe kjo do të përforcojë aftësitë e tua në dialog, sidomos pas një konflikti. Shiko detajet e vogla edhe në tablotë më të mëdha.

Luani

Ia vlen që të ndërmarrësh rreziqe i dashur Luan dhe ti e di shumë mirë. Gjatë kësaj jave do të përjetosh një zhvillim të madh, veçanërisht në aspektet që ke kërkuar prej kohësh. Dashuria, gëzimi dhe përkatësia do të jenë sferat më të rëndësishme të jetës tënde, ndaj me shumë gjasa, kjo javë do të jetë shumë përmbushëse për ty.

Virgjëresha

Inteligjenca jote emocionale do të jetë e paparë, Virgjëreshë! Hëna e re të ndihmon që të përjetosh emocione të forta dhe të shërohesh prej së shkuarës. Mërkuri do të kalojë në prapavijë dhe kjo do të të ndihmojë të ndash me të tjerët nevojat, dëshirat dhe ndjesitë, në mënyrë mjaft të guximshme.

Peshorja

Zgjeroje fjalorin tënd, Peshore! Duke bërë këtë, e gjithë bota jote do të duket më shumëngjyrëshe. Hëna e re në Shigjetar rrit aftësitë e tua në komunikim dhe të prezanton me mundësi të reja në aspektin e karrierës.

Akrepi

Dëgjoje trupin tënd, Akrep dhe do të jesh i aftë ta kthesh kaosin në qetësi. Mërkuri në prapavijë do të përqendrohet te zona jote e komunikimit, duke të të shtuar kuriozitetin, por edhe duke të të përballur me disa situata jo dhe aq të këndshme dhe të mbushura me keqkuptime.

Shigjetari

Kjo javë të sjell plotësim dëshirash dhe ëndrrash, edhe kur ato duken të parealizueshme. Është fiks momenti t’ia shprehësh universit dëshirat e tua më të thella dhe të tërhiqesh, pasi universi do të bëjë gjithçka për t’i realizuar.

Bricjapi

A mund të bësh pak më pak se zakonisht? Kjo Hënë e re në Shigjetar të thotë të pushosh, të reflektosh dhe të bësh një rezyme të gjithë ndodhive të tua në një vit. Mërkuri në prapavijë në shenjën tënde të sjell disa qasje të reja, mjaft interesante.

Ujori

Ti bën bashkë njerëzit dhe komunitetin dhe kjo javë të gjen një person më social, që udhëheq grupin dhe lidh njerëzit. Do të çlirohesh nga dhimbja e së shkuarës dhe nga të gjitha problematikat me të cilat je përballur dikur. Mblidh miqtë e dashur dhe shijoje jetën!

Peshqit

Shko në nivelin tjetër! Qëllimet e tua në fushën e karrierës dhe qasja optimiste që ke për shumë gjëra mund të ndryshojë totalisht konceptin që ke për lirinë dhe lumturinë. Prapavija e Mërkurit në Bricjap të rilidh me njerëzit e çmuar për ty, ndaj këtë javë mos e vrit mendjen, por bëj qejf.