Aktualitet Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 3 vite shërbim prove të ish-gjyqtares së Korçës Mimoza Margjeka.

Me vendimin e Apelit, dënimi merr formë të prerë. Margjeka është ndaluar gjithashtu që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Ajo u dënua me akuzën se kishte marrë 6 mijë Euro ryshfet për të liruar një person të arrestuar për transport emigrantësh.

Apeli la në fuqi edhe dënimin me 4 vite burg për bashkëshortin e saj Arben Cara, me akuzën se ishte personi që kishte marrë paratë për t’ia dhënë gruas së tij gjykatëse.

Edhe për personat e tjerë të përfshirë, Apeli la në fuqi të njëjtin dënim; Klaudio Zhilla me 3 vite burg, Skënder Demiraj me 3 vite shërbim prove dhe Nejton Bali me 2.4 vite shërbim prove.