Aktualitet Aksidenti i rëndë në Librazhd, ndërron jetë në spital mësuesi i lënduar

Aksidenti i rëndë në Librazhd, ndërron jetë në spital mësuesi i lënduar

Ka ndërruar jetë Tahir Bici, pasi mbeti i lënduar në aksidentin e ndodhur në aksin Librazhd–Prrenjas në Qukës, dy ditë më parë.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u lënduan gjashtë persona.

Si pasojë e plagëve të marra, Tahir Bici nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

I ndjeri mësohet se ishte mësues në Librazhd, ndërsa humbi jetën në aksidentin e rëndë.