Gjykata Kushtetuese ka pezulluar marrëveshjen mes qeverisë Rama dhe qeverisë Meloni në Itali për strehimin e refugjatëve.
Kushtetuesja ka vendosur vetëm për ankimimin e bërë nga 30 deputetët e Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Seanca do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese më 18 Janar të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se marrëveshja e firmosur mes dy qeverive u kundërshtua nga deputetët e opozitës.
Më 6 Dhjetor, 30 deputetë paraqitën në GjK një kërkesë zyrtare për kontrollin e kushtetueshmërisë në protokollin të nënshkruar mes Këshillit të Ministrave të vendit dhe qeverisë italiane. Kjo kërkesë u paraqit para ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, pasi sipas palës opozitare nuk është respektuar procedura e negocimit dhe nënshkrimit, pasi protokolli bën pjesë në ato kategori marrëveshjesh që kërkojnë autorizimin e Presidentit.
Po ashtu ata kanë paraqitur dhe 3 kërkesa për pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin, seancë që ishte planifikuar të mbahej në Kuvend ditën e nesërme.
Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulzim Basha, Gjykata ende nuk e ka marrë në shqyrtim. Ankimimi i Bashës është kthyer për plotësim të dokumentacionit.