Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” në Tiranës.
Sipas policisë, një 42-vjeçar me iniciale R.Z. ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 ku ka deklaruar se rreth orës 06:45 kur ka qenë duke kaluar në rrugë me makinë, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
I dyshuari është person i paidentifikuar ende. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat dhe për të zbardhur dinamikën.
Po kështu do të kqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.