Kryesore “Hapni derën”! Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Parlamentit

“Hapni derën”! Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Parlamentit

Seanca e sotme plenare, ashtu si kurse pritej, është shoqëruar me kaos ende që pa nisur.

Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e përjashtuar që të futen brenda Kuvendit. Kjo ka acaruar deputetët e tjerë që nuk janë në listën e të përjashtuarve.

“Hapni derën”, “Kush je ti”, “Shoqja Lindita, a mund të futem”, janë disa nga thirrjet e deputetëve.

Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.

Deputetët e PD pretendojnë se Garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.

“Është i papërjashtur pse e pengon?!”- dëgjohet të thotë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmen Bardhi, duke iu referuar deputetit Dash Sula, i cili tenton të hyjë duke u hedhur sipër efektivëve të gardës.

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.

Ndërkohë, pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Elda Hoti

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu