Deputetja socialiste Olta Xhaçka nuk është lejuar të futet në sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës, të cilët po ashtu nuk u lejuan nga Garda që të futen në seancë plenare. Situata e krijuar ka sjellë përplasje mes demokratit, Gazment Bardhi dhe ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Kjo e fundit e quajti burracak, teksa Bardhi i përmendi akuzat e opozitës për investimet strategjike.
Xhaçka: O legen, o burracak
Bardhi: Përgjigjen shumë shpejt do e japësh në SPAK
Në këto kushte, Xhaçka u largua, ndërsa Bardhi shtoi se nuk mund të lejohen të futen hajdutët në Kuvend, teksa opozita rri jashtë.