Aktualitet I dha të afërmit tenderin 322 mln lekë, SPAK kërkon 3 vite...

I dha të afërmit tenderin 322 mln lekë, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën

SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën. Nga gjykimi i shkurtuar 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Vendimet e SPAK për të akuzuarit e tjerë:

-Enkeleda Lleshi është dënuar me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik;

-Arsen Gjoka, Rubin Kola dhe Kujtim Zogu me nga 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik;

-Leonard Daci dënohet me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik;

-Aqif Konesha dënohet me 2 vite e 3 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 6 muaj dhe 3 vite të mos ushtrojë administratorin e personit juridik;

-Dali Gazidedja dënohet me 1 vit e 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 2 muaj.