Një 54-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për disa vepra penale është arrestuar nga policia e Durrësit, në bashkëpunim me FAST Albania në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Në kuadër të operacionit “Perugia”, u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Arian Malo, 54 vjeç.
Gjykata e Apelit e Peruxhias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.