Qeveria ka vendosur të shpërblejë Kombëtaren e futbollit për arritjet në kuadër të “Euro 2024”. Ekipit përfaqësues do t’i jepen 200 milionë lekë, me kursin aktual të këmbimit rreth 1.9 milionë euro.
Pas shpërblimi prej 200 mln lekësh, qeveria shqiptare iu ka dhënë kombëtares shqiptare pasaportat diplomatike. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili i ka dorëzuar ditën e sotme pasaportën kapitenit Elseid Hysajt, duke cilësuar lojtarët kuqezi si “ambasadorët me të mirë të vendit”.
“Ne iu dhamë të gjithëve sportistëve trajnerëve pasaportë diplomatike, mirëpo nuk u kualifikuan pas 4 viteve dhe pasaporta diplomatike, iu dogj afati. Tani është koha për ta rivënë pasaportën në afat dhe nga kjo do të përfitojnë dhe lojtarët që e kanë për herë të parë, si ambasadorë të shtetit shqiptar, ambasadorë të denjë, që je jemi shumë krenar dhe thirra kapitenin Hysaj se ishte mosbesues deri në fund që do merrte pasaportën sot, normal se jam si të tjerët që kur them fjalën nuk do e mbaj. Tani do e mësoj dhe ky që kur e them do e mbaj”, u shpreh Rama në mbrëmjen gala të mbajtur nga FSHF për nderimin e “më të mirëve të të mirëve”, tha Rama.
Fillimisht, pasaportat diplomatike iu dhanë ekipit kombëtar menjëherë pas Europianit të 2016, por pas një VKM këto subjekte nuk u cilësuan më si kategori që të gëzojnë të drejtën e zotërimit të pasaportave diplomatike. Kjo bëri shumë bujë, pasi u pa si një mosrespekt ndaj lojtarëve që kishin dhënë shumë për vendin. Për rrjedhojë, për arritjet e siguruara në eliminatoret e Euro 2024, qeveria i riktheu kombëtares pasaportat diplomatike.