Aktualitet Kërkoi t’i rikthehej celulari i sekuestruar, Apeli i GJKKO-së refuzon kërkesën e...

Kërkoi t’i rikthehej celulari i sekuestruar, Apeli i GJKKO-së refuzon kërkesën e Malltezit

Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pa ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë duke mos i liruar nga sekuestroja.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte kërkuar kthimin e celularit, kompjuterëve dhe të disa materialeve të tjera që u sekuestruan më herët me urdhër të SPAK.

Aktualisht Malltezi po hetohet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.