Aktorja e “The Crown”, Claire Foy, në një dalje të fundit publike refuzoi kërkesën e një fansi për një autograf.
Arsyeja?
Stilolapsi me bojë blu.
Videoja është shpërndarë fillimisht nga fotoreporteri Michael Blank. Ajo iu afrua një fansi që kërkoi një autografi, më pas tërhoqi dorën. “Unë nuk shkruaj autografe me stilolaps me bojë blu”, dëgjohet që ajo t’i thotë fansit.
Disa hapa më tutje, një tjetër fans i ofroi aktores një laps të zi dhe ajo e mori, nënshkroi autografin dhe ia ktheu sërish. Shumë fansa janë habitur nga ky veprim i aktores së njohur, ndërsa komentet vërshuan nga të gjitha anët, bashkë me nevojën për të ditur pse artistja nuk nënshkroi një autograf me stilolaps blu.
View this post on Instagram
“Ata refuzojnë të përdorin blunë sepse autografi mund të shitet si kujtim me vlerë me kalimin e kohës,” tha një person. “Shumica e të famshmëve dhe atletëve nuk japin më autografe me stilolaps blu sepse ju mund ta skanoni dhe falsifikoni nënshkrimin në gjëra të tjera dhe t’i shisni ato,” shtoi një person tjetër. “Mund të jetë një besëtytni,” hamendësoi dikush tjetër.
Këto shpjegime nuk mbështeten plotësisht për Christopher Naghibi, një bankier dhe avokat që kundërshton idenë se boja blu është më e lehtë për t’u falsifikuar. “Nocioni se boja blu mund të kopjohet më lehtë se boja e zezë nuk është domosdoshmërisht i saktë në kontekstin e teknologjisë moderne”, tha Naghibi për Today.
Ai tha se historikisht, boja blu në dokumentet e skanuara ose të fotokopjuara nuk mban të njëjtin kontrast si ajo e zeza kur kopjohet. Por, me përparimet në teknologjinë e skanimit dhe printimit, ky dallim është bërë më pak i rëndësishëm.
“Si avokat, mund t’ju them se boja blu shpesh preferohet për nënshkrimin e dokumenteve të rëndësishme sepse ndihmon në dallimin e një nënshkrimi origjinal nga një fotokopje bardh e zi ose një nënshkrim i printuar”, shtoi ai.
“Të dy bojërat, bluja dhe e zeza, mund të jenë subjekt i falsifikimit dhe siguria kundër falsifikimit varet kryesisht nga metodat e përdorura për verifikim, cilësia e bojërave dhe letrës, sesa nga ngjyra e vetë bojës”, përfundoi avokati.