Politika Rama takon Tajanin, jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë në Itali

Rama takon Tajanin, jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë në Itali

Kryeministri Edi Rama priti në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Kreu i qeverisë bisedoi me diplomatin italian për disa nga temat më të nxehta të bashkëpunimit dypalësh mes të cilave dhe marrëveshjen e pensioneve.

“Dhe me lajmin e mirë se më në fund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Tajani zhvilloi edhe një vizitë në portin e Shëngjinit për të kryer një inspektim të zonës ku do të ndërtohet qendra e identifikimit të emigrantëve, në bazë të marrëveshjes me Italinë.

Pjesë e axhendës së tij ishte takimi edhe me ushtarët dhe policët italianë të angazhuar prej disa vitesh në mision në vendin tonë në përbërje të Guardia di Finanza ne luftën ndaj trafiqeve ilegale të drogës dhe njerëzve.