Aktualitet Makina e policisë përfshihet në një aksident në Tiranë

Makina e policisë përfshihet në një aksident në Tiranë

Foto ilustruese

Një automjet i policisë është përplasur me një tjetër makinë mbrëmjen e së premtes në zonën e Selitës në Tiranë.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.