Aktualitet FOTOT/ Nga Tirana, Shkodra e deri në Sarandë, si u përcoll atmosfera...

FOTOT/ Nga Tirana, Shkodra e deri në Sarandë, si u përcoll atmosfera e Krishtlindjeve në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme besimtarët e Krishterë në mbarë Shqipërinë festuan Krishtlindjen.

Festime kishte edhe në Tiranë, të cilat u mbajtën kryesisht në Katedralen e Shën Palit dhe në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në Katedralen e Shën Palit u mbajt mesha e “Vigjiljes së Krishtit”, e cila nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri në mesnatë, ku besimtarët dëgjuan dhe shprehën lutjet e tyre.

Mesha për besimtarët katolikë u drejtua nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Po ashtu, për këtë festë të veçantë në kalendar, në Tiranë u organizua një koncert në sheshin ‘Skënderbej’.

Në katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër është mbajtur mëngjesin e sotëm mesha e Krishtlindjes për të vazhduar më tej ritualet e festës nëpër familje.

Në Fier në katedralen e Shën Gjergjit është mbajtur liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve e drejtuar nga imzot At Nikolla. Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në meshë dhe kanë shkëmbyer urime me njëri- tjetrin.

Saranda ka pasur një bum turistët natën e Krishtlindjeve ku mijëra njerëz mbushën rrugën e qytetit duke krijuar një atmosferë festive. Në kishën e Shën Harallambit mëngjesin e sotëm është mbajtur mesha ku kanë marrë pjesë dhjetëra besimtarë.

Në Vlorë besimtarët e shumtë janë mbledhur në kishën e qytetit për të ndjekur meshën e drejtuar na At Kostandini. Sipas traditës, bëhet një kurban për të mbledhur të gjithë familjarët në një tryezë.

Në Shkodër në katedralen e kishës katolike në orët e vona të mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit besimtarë të shumtë kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes. Në fjalën e imzot Angelo Masafra përcolli mesazhin e paqes në vend dhe në botë.

Nga ana tjetër, festimet vijojnë edhe ditën e sotme, ku me rëndësi është dreka e Krishtlindjeve, ku gatuhen ushqime tradicionale dhe shkëmbehen dhurata të ndryshme.