Extra Dua Lipa eklipson Adele! Këngëtarja më e paguar në Britaninë e Madhe

Dua Lipa eklipson Adele! Këngëtarja më e paguar në Britaninë e Madhe

Dua Lipa është këngëtarja femër me fitimet më të larta në Britaninë e Madhe. Madje fiton më shumë se Adele. Ylli i filmit “Barbie”, 28 vjeç, grumbulloi gati 68 milionë paund, duke eklipsuar shumën e fituar nga kolegia e saj. Ndërsa Dua jeton ende në Britani, Adele është e vendosur në SHBA ku po tërheq miliona në rezidencën e saj në Vegas.

Pasuria totale e Adelës eklipson atë të Duas – por vlera e kompanisë së yllit të One Kiss është pothuajse trefishuar në tre vjet. Dokumentet e Shtëpisë së Kompanive tregojnë se Radical22 Ltd kishte aktive neto prej 29.9 milion paund në dhjetor 2022. Radical22 – i krijuar nga Dua dhe i ati i saj Dukagjin Lipa vlente vetëm 500,000 paund në 2016.

Ajo gjithashtu ka investime me vlerë më shumë se 21 milion paund, duke përfshirë blerjen e një blloku banesash me vlerë 1.6 milion paund në Camden, Londrën Veriore.

Dua gjithashtu parashikohet të marrë fitime edhe nga Barbie pasi u shfaq në film me rolin e një sirene dhe ofroi kolonën zanore të hitit “Dance The Night”. E lindur në Londër nga prindër shqiptarë, Dua thuhet se fiton 10 milionë paund në vit nga rrjetet sociale.

Në korrik, ajo arriti një marrëveshje me Porsche me shtatë shifra dhe gjithashtu ka lidhje me disa marka të tjera.