Aktualitet Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët që refuzuan të flasin para gjykatës

Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët që refuzuan të flasin para gjykatës

Dëshmitarët Jorgo Mino, ushtarak dhe Ndue Marku jurist, të thirrur si dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë. Ata ushtruan të drejtën e tyre për të mos dëshmuar, si të bashkëpandehur.

Të dy kanë qenë të pandehur dhe janë dënuar te procesi i parë i “Gërdecit” për shpërdorim detyre.

Seanca e radhës u la me 10 janar në orën 9:00.

Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.