Aktualitet Dënohet me dy vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Dënohet me dy vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është dënuar me dy vite burgim për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Alla u shpall fajtor së bashku me 8 persona të tjerë për akuzat  e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim.

Trupa gjykuese e dënoi me 3 vite burgim Lefter Allën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 2 vite heqje lirie.

Një javë më parë, Lefter Alla i kërkoi gjykatës që ta shpallte të pafajshëm dhe të mos pranonte kërkesën e SPAK.

Lefter Alla dhe zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës u dënuan për “shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe falsifikim të dokumenteve, në lidhje me projektin e një ujësjellësi në Bulqizë me vlerë 3.2 milionë dollarë.