Politika Dumani i përgjigjet Berishës se pse SPAK nuk kërkoi leje nga Kuvendi...

Dumani i përgjigjet Berishës se pse SPAK nuk kërkoi leje nga Kuvendi për masën “detyrim paraqitje”

Në takimin informal që pati me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani ka listuar arsyet se përse nuk i janë drejtuar Kuvendit, por kanë caktuar menjëherë masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit ndaj Sali Berishës.

Ai tha se për këtë masë sigurie, nuk ka qenë e nevojshme dhe për këtë qëndrim ka sjellë argumentet e tij.

“Ne nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar këtë çështje. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, tha Dumani.

Pikërisht kjo ka qenë një çështje që ka ndezur shumë debat dhe një mori akuzash në drejtim të SPAK.

Sali Berisha ka akuzuar SPAK se ka shkelur Kushtetutën duke mos iu drejtuar Kuvendit dhe për këtë arsye refuzoi që të paraqitej në gjykatë.