Një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në një aksident rrugor në Librazhd.
M. A. ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin mbi kamionçinën që drejtonte duke dalë nga rruga.
Sipas asaj që njofton policia ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”.
“Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamionçinën që drejtonte dhe kamionçina ka dalë nga rruga. Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën”, njofton policia.