Politika Shqipëria hap ambasadë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Shqipëria hap ambasadë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Shqipëria vendosi hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.