Aktualitet Zbardhen përgjimet e SPAK ndaj Beqajt, ish-ministri përdori telefonin e shoferit të...

Zbardhen përgjimet e SPAK ndaj Beqajt, ish-ministri përdori telefonin e shoferit të agjencisë që drejtonte

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është përgjuar nga SPAK gjatë hetimit për llogari të të cilit u kontrollua edhe banesa e tij. Në një nga këto biseda ka rezultuar se Beqaj përdor telefonin e shoferit të SASPAC, agjencisë që drejtonte, për të folur me një person me emrin Ermal, i cili ishte i angazhuar në administrimin e një restoranti pranë qendrës së kryeqytetit.

Sipas SPAK, në bisedën e kryer në ditët e para të muajit dhjetor, Beqaj i kërkon këtij personi të takohet me dikë tjetër të njohur si Gazi, që rezulton të jetë administratori ligjor i restorantit. Nga përgjimi i një bisede mes këtyre dy personave SPAK ngre dyshime se personi me emrin Ermal, ndonëse nuk është administrator ligjor i restorantit, faktikisht ai ka bërë investime atje.

Po sipas SPAK, fakti që referimi bëhet në numrin shumës, ngrihen dyshime edhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant.

Dyshimet për interesat e Beqajt tek restoranti lindin, sipas SPAK, edhe nga një bisedë e përgjuar mes tij dhe shtetasit Ermal në 14 dhjetor, ku ish ministri flet përmes telefonit të shoferit të tij në SASPAC:

Ermal Kurtulaj që ka lidhje me ish-ministrin, ka qenë koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X. Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm. Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore.

PËRGJIMET

A (Ermali)

B (Beqaj):

A: Urdhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Me ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

A: Po pra po

B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, nëqoftese mundet.

A: Mir, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.…

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

A: Ne 4?

B: Po.