Kryesore Iu caktua “arrest në shtëpi”, Berishës i dorëzohet vendimi në shtëpi (VIDEO)

Iu caktua “arrest në shtëpi”, Berishës i dorëzohet vendimi në shtëpi (VIDEO)

Oficerët e Policisë Gjyqësore i kanë dorëzuar ish-kryeministrit Sali Berisha vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasditen e së shtunës.

GJKKO vendosi ditën e sotme masën e arrestit në shtëpi për kreun e Rithemelimit Sali Berisha.

Masë e arrestit do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.

Më herët gjatë ditës së sotme, i biri Shkëlzen Berisha, me ironi, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Posaçme, kartolinën e Vitit të Ri nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa nënkryetari i Rithemelmit, Luçiano Boçi, në një konferencë për mediat theksoi se Berisha nuk do të mposhtet nga asnjë lloj vendimi.

Sipas vendimit të GJKKO-së, kryedemokrati do të mbikqyret nga shërbimet e policisë gjyqësore.

Për mbikëqyrjen e zbatimit të masës, SPAK angazhon policinë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin në derën e banesës së Berishës dhe do të verifikojnë nëse ai ndodhet në banesë.