Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e fundvitit edhe për Ilir Beqajn duke thënë se në sekondën e fundit kur iu vu një akuzë, ai iku nga detyra, ndërsa theksoi se zyra që ai drejtonte nuk menaxhonte fondet të Bashkimit Europian.
“Ilir Beqaj në sekondën e fundit kur iu vu një akuzë, iku nga detyra. Beqaj, në sekondën kur u vu në akuzë dhe dorëheqjen dhe u hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator. Ai ishte koordinator i ndihmës në një institucion, që nuk menaxhon fonde të BE-së, nuk menaxhon fonde të asnjë donator.
Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi për të gjithë donatorët për fondet e huaja, të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë. Zhurma e bërë për “zhvatje fondesh të BE-së” është një gënjeshtër, pasi kjo zyrë nuk merr fonde nga BE-ja.
Deri tani, akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion. Fjala hajdut është fjalë shumë e madhe. Liria e fjalës për të damkosur dikë për hajdut është abuzim”, tha Rama.