Sport Sylvinho mes 10 trajnerëve më të mirë në botë

Sylvinho mes 10 trajnerëve më të mirë në botë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është përfshirë mes teknikëve më të mirë në botë. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll e renditi atë të tetin për këtë vit pasi kualifikoi Shqipërinë në finalet e Euro 2024, si e para në grupin kualifikues.

Sylvinho mori 16 pikë, duke lënë pas trajnerin e Marokut, surpriza e Botërorit të fundit Walid Regragui. Para Sylvinho-s, në vendin e shtatë është Gareth Southgate i Anglisë.

Në këtë garë të forte, më i miri u shpall trajneri i Argjentinës kampione bote, Lionel Scaloni, i cili e mori këtë çmim edhe vitin e kaluar. Ai mori 185 pikë dhe fitoi garën me Didier Deschamps të Francës.

Vendimi merret nga ekspertë nga e gjithë bota. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll jep këtë çmim prej vitit 1996.