Aktualitet Koka e trafikut të kokainës në 15 shtete, kush është Ylli Didani...

Koka e trafikut të kokainës në 15 shtete, kush është Ylli Didani që jepte komanda nga burgu në Amerikë

Ylli Didani, 45 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois, SHBA, akuzohet se drejtonte trafikun e kokainë në 15 shtete, përfshirë këtu Spanjën dhe Holandën.

Edhe pse ndodhet në një burg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Didani dyshohet se është ‘koka’ e klanit që trafikoi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022.

Didani u arrestua në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria.

Ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Në vitin 2013, Ylli Didani ka themeluar një kompani minerare “US-MINERAL”, me zyra në Selenicë.

Sipas agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, bënte një jetë të dyfishtë, gjoja duke gërmuar për minerale, ndërkohë që në fakt kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe pastronte të ardhurat e paligjshme të drogës.

Pas arrestimit në vitin 2021, policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit një njësi tregtare me vlerë të rreth 1 milion dollarë; një shoqëri sh.p.k; si dhe 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Operacioni “Bandi-Hammer” arrestoi tre persona në Spanjë dhe dy në Holandë.