Bota Kapet në një resort spanjoll Nicola Rullo, bosi i klanit mafioz Camorra

Kapet në një resort spanjoll Nicola Rullo, bosi i klanit mafioz Camorra

Nicola Rullo, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane, është vënë në pranga në Spanjë, i cili cilësohet si një prej drejtuesve të klanit mafioz Camorra.

Rullo, etiketohet nga mediati italiane si krahu i djathtë i Edoardo Continit, i arrestuar më herët gjatë këtij viti po në Spanjë, ishte në kërkim prej disa muajsh, pasi i ishte shmangur masës së arrestit.

Ai u identifikua në bazë të informacioneve të marra dhe veprimtarisë hetimore të kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit që çoi në aktivizimin e njësisë qendrore Udyco të policisë spanjolle nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Karabinierët arritën të ndiqnin lëvizjet e anëtarëve të familjes, dhe kështu e gjetën Rullon në një resort të njohur në Alicante, ku 53-vjeçari strehohej prej të paktën 20 ditësh.