Aktualitet Sekuestrohen bizhuteri në Kakavijë, dyshohen të vjedhura. Arrestohen dy gjeorgjianët

Sekuestrohen bizhuteri në Kakavijë, dyshohen të vjedhura. Arrestohen dy gjeorgjianët

Bizhuteri të shtrenjta, orë dore Rolex dhe para cash janë sekuestruar në doganën e Kakavijës. Këto orendi, që dyshohet se janë të vjedhura, u gjetën të fshehura në kroskotin e një makine me të cilën udhëtonin dy gjeorgjianë, U.E. 32 vjeç dhe O.G. 36 vjeç.

Këta dy të fundit u arrestuan. Sendet e sekuestruara nga policia janë  50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 Euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.