Aktualitet Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen nënë e bir në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen nënë e bir në Tiranë

Nënë e bir janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

Në kuadër të operacionit “Afternoon” u vunë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasit Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.