Aktualitet “Vrava njeriun që më helmoi fëmijën…”, del fotoja e 33-vjeçarit shqiptar që...

“Vrava njeriun që më helmoi fëmijën…”, del fotoja e 33-vjeçarit shqiptar që u vra nga kunati në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Volos të Greqisë ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, po shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se viktima është Jordanis Pelivani.

50-vjeçari e vrau Pelivanin pasi zbuloi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vite. Ai i ka kërkuar 33-vjeçarit ndihmë me idenë se ka pasur një problem mekanik makina.

Erjon Pelivani

Kur i riu ka shkuar, fillimisht mes të dyve ka pasur një debat të fortë dhe pas pak duke përdorur një shotgun, shqiptari e ka ekzekutuar Pelivanin. Më pas është vetëdorëzuar në polici duke rrëfyer krimin që sapo kishte bërë.

“Jam ai që ju telefonova më herët. Vrava një njeri. Vrava burrin që më helmoi fëmijën”, ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate rreth orës 00:28. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 50-vjeçari kishte vendosur ta ekzekutonte kunatin mëngjesin e të martës, kohë kur vajza i zbuloi se ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare.

Së fundmi, Jordanis Pelivani e shantazhonte vajzën se do t’i publikonte video dhe foto duke i kërkuar para.