Aktualitet “Të kam vrarë vëllanë”/ Flet gruaja që vëllai i përdhunoi vajzën: Abuzimin...

“Të kam vrarë vëllanë”/ Flet gruaja që vëllai i përdhunoi vajzën: Abuzimin e kam mësuar 3-4 ditë më parë

Erjon Pelivani 33-vjeç, me origjinë nga Poliçani, u ekzekutua në Volos të Greqisë, nga kunati i tij Fatmir Tarellari.

Motivi i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë përdhunimi prej 9 vitesh që viktima i ka bërë vajzës së mitur të motrës së tij.

Pas krimit të rëndë, bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës, në një prononcim për mediat greke tregon se përdhunimi i vajzës së saj doli për herë të parë në dritë 3 ditë më parë.

Sipas saj, vajza 18-vjeçare nuk kishte përmendur kurrë asnjë nga abuzimet e shumta që dyshohet që mund të kenë ndodhur që kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.

Sipas saj, i vëllai ishte kujdesur të mbulonte veprimin e tij të sëmurë.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Bashkëshorti im e mori vesh dhe kreu aktin. Më mori dhe më tha ‘Të vrava vëllanë’”, deklaroi ajo e tronditur.

Fatmir Tarellari

Pas është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën që e kishte me leje dhe ka shkuar përpara shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.

Shantazhi

Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar mbesën e tij.

Erjon Pelivani

Kur vajza ka filluar të punojë, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.

Mësohet se autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe motrën e viktimës ka një fëmijë.