Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nis procedurës për zëvendësimin e Arben Ahmetajt. Shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, vë në dijeni KQZ se Arben Ahmetaj ka humbur mandatin për shkak të mungesës gjashtë mujore nga punimet e Kuvendit dhe kërkon zëvendësimin.
Ndërkohë, KQZ po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, si e para në radhë për të marrë mandatin e Ahmetajt.
Sipas parashikimeve ligjore, Bici do të duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar mandatin e deputetes, në të kundërt, ai i kalon kandidatit tjetër në radhë, Plaren Ndreca.
Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë në arrati prej gati gjashtë muajsh, për aferën e Inceneratorëve.