Nëse do të shkruani hashtag Zante ose Zakynthos në rrjetet sociale, pothuajse gjysma e fotove të këtij ishulli grek tregojnë një gji me rërë dhe rrënojat vjetra të një anije të mbytura vite më parë.
Plazhi Navagio dhe rrënojat e tij 43-vjeçare është një nga atraksionet më të vizituara dhe të fotografuara të ishullit, dhe kompanitë turistike ofrojnë turne të dedikuara.
Megjithatë, postimet e fundit në Instagram tregojnë se sa është përkeqësuar gjendja e anijes gjatë dekadës së fundit. Tani gjendja e anijes ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve për shkak të frikës se ajo mund të zhduket plotësisht – bashkë me të një pjesë e madhe e të ardhurave të ishullit nga turizmi, raporton Euronews.
Plazhi Navagio, i quajtur shpesh plazhi i anijes, është i famshëm për rrënojat e MV Panagiotis, një anije që u mbyt në 1980.
Pamja e saj legjendare përforcohet nga thashethemet se anija bënte kontrabandë dhe se ekuipazhi e braktisi atë gjatë një stuhie të fortë për t’i shpëtuar marinës në ndjekje.
I rrethuar nga rërë e bardhë dhe shkëmbinj gëlqerorë, gjiri është një nga vendet më të vizituara dhe të fotografuara në ishull.
View this post on Instagram
Në vitin 2018, plazhi u mbyll për pak kohë dhe larja dhe ankorimi i varkave u ndaluan pasi një pjesë e shkëmbit sipër u shemb.
Në shtator 2022, një tjetër rrëshqitje dheu ndodhi, e shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter midis Kefalonisë dhe Zakynthos. Qasja në plazh ishte përsëri e kufizuar dhe mbeti e tillë, përveç varkave që afroheshin nga uji.
Shkëmbinjtë delikatë që rrethojnë gjirin nuk janë rreziku i vetëm për anijen. Sipas shtypit lokal, një periudhë e fundit e motit të keq shkaktoi shkëputjen e pjesëve të gjolit. Fotot krah për krah tregojnë se si rrënojat janë përkeqësuar me kalimin e viteve.